
SHKOLLA E MUZIKËS BIZANTINE

Mirësevini!
Shkolla e Muzikës Bizantine
Shkolla e Muzikës Bizantine është një nga institucionet më të veçanta arsimore të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila ka si qëllim përgatitjen dhe kualifikimin e psaltëve, kënduesve të Kishës në Artin Psaltik. Interesi i saj është përqendruar në ruajtjen, përhapjen dhe promovimin e muzikës bizantine në gjuhën shqipe si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore. Ndaj, ky art nuk interpretohet vetëm gjatë adhurimit në Kishë, por promovohet në festivale, koncerte, shfaqje dhe veprimtari të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Sot, tashmë janë kualifikuar mbi 50 psaltë, një pjesë e të cilëve ushtrojnë funksionin e tyre në Tiranë, Korçë, Berat, Pogradec, Gjirokastër, etj.
Ajo që vlen të theksohet është se shkolla është një vatër e rëndësishme liturgjike nga ku përgatiten botimet e librave liturgjikë e muzikorë përmes një procesi gjithpërfshirës të përkthimit, përshtatjes dhe kompozimit të teksteve poetike.


