Java e Madhe dhe e Shenjtë
- shkollaemuzikes
- Apr 16, 2024
- 2 min read
Java para Pashkës u quajt e Madhe që në shekujt e parë të krishterë, dhe kjo sepse, siç thotë Shën Joan Gojarti, gjatë zhvillimit të saj ndodhin ngjarje më të mëdha dhe shpëtimtare. Qendra e këtyre ngjarjeve është sigurisht Pësimet e Shenjta dhe të Papërlyera, Kryqëzimi, Varrimi Hyjnor dhe Ngjallja e lavdishme e Zotit.
Për lehtësinë e besimtarëve, shërbesat e Javës së Shenjtë kryhen në mënyrë të anasjelltastë me Tipikonë e Kishës, pra Mëngjesoret bëhen pasdite dhe Mbrëmësoret në mëngjes.
Në të kaluarën mëngjesoret bëheshin pak pas mesnate, por kjo kohë nuk ishte e përshtatshme për praninë e besimtarëve.
Kështu sot Shërbesat e Shenjta të Javës së Madhe mbahen si më poshtë:
E diela e Palmave në mbrëmje: Mëngjesorja e të Hënës së Madhe
E Hëna e Madhe në mëngjes: Mbrëmësorja e të Hënës së Madhe
E Hëna e Madhe në mbrëmje: Mëngjesorja e të Martës së Madhe
E Marta e Madhe në mëngjes: Mbrëmësorja e të Martës së Madhe
E Marta e Madhe në mbrëmje: Mëngjesorja e të Mërkurës së Madhe
E Mërkura e Madhe në mëngjes: Mbrëmësorja e të Mërkurës së Madhe
E Mërkura e Madhe në mbrëmje: Misteri i Efqelisë
E Enjtja e Madhe në mëngjes: Mëngjesorja e të Enjtes së Madhe & Mbrëmësorja e të Enjtes së Madhe & Liturgjia e Shën Vasilit të Madh
E Enjtja e Madhe në mbrëmje: Mëngjesorja e të Premtes së Madhe
E Premtja e Madhe në mëngjes: Mbrëmësorja e të Premtes së Madhe
E Premtja e Madhe në mbrëmje: Mëngjesorja e të Shtunës së Madhe
E Shtuna e Madhe në mëngjes: Mbrëmësorja e të Shtunës së Madhe & Liturgjia e Shën Vasilit të Madh
E Shtuna e Madhe në mbrëmje: Shërbesa e Ngjalljes, Mëngjesorja dhe Liturgjia Hyjnore e Pashkës.
E Diela e Pashkës në mëngjes ose pasdite: Mbrëmësorja e Dashurisë.

Comments