- 𝟐𝟒 𝐕𝐢𝐭𝐞 - (𝟏𝟗𝟗𝟖-𝟐𝟎𝟐𝟐) 𝐊𝐨𝐫𝐢 𝐁𝐢𝐳𝐚𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐢 𝐏𝐬𝐚𝐥𝐭𝐞̈𝐯𝐞
- shkollaemuzikes
- Oct 24, 2022
- 1 min read
Gëzuar SHËN JOAN KUKUZELIN të gjithëve por në veçanti pjesëtarëve të mrekullueshëm të korit bizantin që mban emrin e këtij mjeshtri të madh të Artit Psaltik!
Kori bizantin i psaltëve “shën Joan Kukuzeli” u themelua me bekimin e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit Anastas në vitin 1998 dhe u drejtua me përkushtim nga arkimandrit Justin Anthimiadhi. Ndërsa prej shtatorit të vitit 2011 mësuesi dhe drejtuesi i korit është Theodhor Peci, njëkohësisht, drejtor i Shkollës së Muzikës Bizantine, e para në historinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e ngritur në Tiranë. Kori përbëhet nga 20-30 psaltë të formuar në Shkollën e Muzikës Bizantine që përpiqen të himnojnë Perëndinë me besim dhe me artin e tyre profesional! Qëllimi i korit është kryerja me profesionalizëm e shërbesave lutëse të Adhurimit Hyjnor por gjithashtu ruajtja, përhapja dhe promovimi i Muzikës Bizantine, si vazhdimësi tradicionale e trashëgimisë kulturore, artistike dhe shpirtërore të Shqipërisë. Aktiviteti i korit është përqëndruar jo vetëm përgjatë shërbesave kryesore që kryen rregullisht çdo të dielë dhe festave të tjera gjatë javës në katedralen e re “ Ngjallja e Krishtit” në Tiranë por dhe në koncerte, spektakle, evenimente të panumërta në institucionet më të larta kulturore dhe kishtare në vend si dhe në mjaft shfaqje jashtë vendit.
Comments