đđ«đđŠđđąđŠđą đą đđĄĂ«đ§ đđĄđąđŠđąđĂ«đ« đđąđ«đšđŻđ„đąđđąđ (2022)
- shkollaemuzikes
- Oct 26, 2022
- 1 min read
Në datat 25 dhe 26 Tetor 2022 u kremtua në mënyrë panagjirike e kremtja e Dëshmorit të madh, Dhimitrit, Mirovlitit të lavdëruar, mbrojtësit të qytetit të Beratit. Shërbesat u kryen nga klerikë të Mitropolisë por edhe të ardhur nga mitropolitë e tjera, të kryesuar nga arkimandrit Anastasi. Në to mori pjesë edhe një formacion i vogël koral i Korit Bizantin "Shën Joan Kukuzeli" nën drejtimin e z. Theodhor Peci si dhe psaltë të Mitropolisë së Beratit.
Të shumtë ishin besimtarët e Beratit të cilët morën pjesë në këto kremtime duke ju lutur Krishtit Perëndisë dhe Shenjtorit mbrojtës të qytetit Shën Dhimitër Mirovlitit. Në dt.25 në mbrëmje u kryen Ajazma e Vogël, Mbrëmësorja e Madhe, Paraklisi, Leximi i Himnit Akathist të Hyjlindëses dhe shenjtit. Ndërsa në dt. 26 në mëngjes kremtimet filluan me shërbesën e Mëngjesores, me Liturgjinë Hyjnore dhe më pas me litaninë e ikonës rreth Kishës.
Lutemi që ndërmjetimet e shenjtorit të jenë të pareshtura përpara fronit të Perëndisë!
Comments