top of page

𝐍𝐢𝐬𝐢 𝐕𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤 𝟐𝟎𝟐𝟐-𝟐𝟎𝟐𝟑

  • Writer: shkollaemuzikes
    shkollaemuzikes
  • Oct 24, 2022
  • 1 min read

Updated: Oct 25, 2022


Me bekimin dhe mbështetjen e Kryepiskopit Anastas nisi viti i ri akademik në Shkollën e Muzikës Bizantine. Në dt.3 Tetor pasdite u krye Shërbesa e Ajazmës nga Hirësia e tij, Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, me prezencën e stafit pedagogjik të shkollës, studentëve dhe të ftuarve. Në fund të shërbesës, drejtori i shkollës, z. Theodhor Peci falenderoi Kryepiskopin për mbështetjen e tij në funksionimin e kësaj shkolle dhe Hirësi Nathanailin për pjesëmarrjen në çeljen e vitit të ri akademik. Gjithashtu ai theksoi rëndësinë dhe punën që është bërë gjatë kësaj dekade dhe vazhdon të kryhet në shërbim të Kishës dhe komunitetit për plotësimin e nevojave në kryerjen e adhurimit hyjnor, dhe rolin e veçantë te psaltit. Hirësi Nathanaili u kujtoi studentëve momente nga jeta e Shën Joan Kukuzelit, besimin dhe zellin që kishte te Perëndia të cilin e shfaqi me anë të talentit të tij, zërit melodioz, duke i psalur papushim Zotit dhe Hyjlindëses së Tërëshenjtë. Gjithashtu ai uroi stafin e shkollës dhe studentët për një vit akademik frytëdhënës dhe të begatë. Pas Ajazmës, studentët u pritën me një kokteil dhe patën mundësinë të bashkëbisedonin me Hirësinë.

I urojmë studentëve dhe stafit një vit akademik të bekuar, me Hirin e Perëndisë!





 
 
 

Comentarios


bottom of page