Regjistrimet për vitin e ri akademik 2023-2024
- shkollaemuzikes
- Jun 28, 2023
- 1 min read
🏫Shkolla e Muzikës Bizantine është një institucion arsimor i KOASH-it me një përvojë 11-vjeçare në fushën e muzikës kishtare, që ka si qëllim kualifikimin dhe përgatitjen e psaltëve të Artit Psaltik.
👨💼Shkolla e Muzikës ka stafin e saj pedagogjik të specializuar në fushat e Muzikologjisë bizantine dhe Teologjisë.
📚Programi 2-vjeçar i mësimdhënies zhvillohet pasdite, në Qendrën Shpirtërore "Thavor", në Tiranë. Në këtë program mësimor ndërthuret në mënyrë të shkëlqyer teoria dhe praktika në 4 semestra akademikë.
✅Themeluesi i Shkollës sonë, Kryepiskopi Anastas dhuron bursa studimore dhe konvikt me kushte bashkëkohore për të gjithë kandidatët.
📝Regjistrimet kanë filluar.
👨🎓👩🎓Në këtë shkollë, janë të mirëpritur të gjithë ata që kanë aftësi muzikore (zë dhe vesh muzikor), që janë mbi 18 vjeç, të pagëzuar dhe aktivë në Kishën Orthodhokse.
🎶Ju presim me gëzim të bëheni pjesë e shkollës sonë, aty ku himnohet pa pushim Krijuesi i Gjithësisë përmes muzikës bizantine në gjuhën shqipe, pasuri e trashëgimisë shpirtërore e mbrojtur nga Unesco.
Për më shumë informacione na kontaktoni:
☎️ +355 69 26 36 132
✉️ E-mail: shkollaemuzikes@gmail.com
Instagram: https://instagram.com/byzanmusicschool.al
Youtube: https://youtube.com/@byzanmusical
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/byzanmusical
Comments